Të paktën 4 viktima dhe 600 mijë banorë janë evakuuar për shkak të Uraganit Florence, që ka përfshirë shtetet e brigjeve lindore të Amerikës.
Ndërkohë këtë të premten uragani u dobësua në një stuhi të kategorisë së parë, por metereologët thonë se ai përsëri e ka fuqinë për të dhënë goditje vdekjeprurëse në zonat ku kalon. Shtetet e brigjeve lindore të Amerikës tashmë kanë marrë masat e nevojshme për të përballuar stuhinë. Sipas mediave të huaja bëhet me dije se mes viktimave është një një nënë me fëmijën e saj, që u goditën nga një pemë.
Syri i Uraganit Florence të premten lëvizi drejt brigjeve, duke sjellë me vete erëra të forta dhe shira në Karolinën e Veriut dhe atë të Jugut. Shpejtësia e erës arriti në 120 kilometra në orë.