INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Uragani Irma drejt Floridës. Ambasadorja këshillon shqiptarët: “Ndiqni udhëzimet e autoriteteve lokale

Uragani Irma drejt Floridës. Ambasadorja këshillon shqiptarët: “Ndiqni udhëzimet e autoriteteve lokale"

Publikuar më: 11:29 09-09-2017

Uragani Irma pritet të godasë nesër Floridën . Autoritetet amerikane kanë paralajmëruar se Irma mund të sjellë pasoja të rënda e shkatërrimtare për Floridën ose shtetet pranë. "Irma ka të ngjarë të godasë Floridën jugore si një stuhi e rrezikshme e madhe dhe do të sjellë një rritje të madhe të stuhive dhe ndikimeve të erës në pjesën më të madhe të shtetit pavarësisht se ku do të jetë qendra". Rreth 5,6 milionë personave atje, u është kërkuar të largohen ndërkohë që stuhia afrohet. Uragani Irma po vë në rrezik edhe shqiptarët që jetojnë në Florida, dhe janë jo pak por 35 mijë persona që jetojnë në këtë shtet. Ambasadorja shqiptare në Amerikë, Floreta Faber ka njoftuar të gjithë shqiptarët që jetojnë në Florida të SHBA-ve që të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale me ardhjen e uraganit “Irma”, më i fuqishmi ndonjëherë në historinë e Amerikës. Faber informon se “ka pak shqiptarë që duket se kanë lëvizur nga banesat e tyre, pjesa me e madhe besojnë që mund t’i bëjnë ballë situatës aty ku janë”
Njoftimi i ambasadores Floreta Faber
Një Uragan tjetër po kërcënon SHBA-në! Këtë herë pjesa jugore e shtetit të Floridas është në qëndër të vëmëndjes. Autoritetet amerikane po i qëndrojnë shumë afër popullsisë së zonave që parashikohet të preken nga Uragani Irma, dhe një pjese të madhe të popullsisë i është kërkuar të evakuohet. Gjatë këtyre ditëve jam munduar të qëndroj në lidhje për informacione me përfaqësuesit e organizatave shqiptare në shtetin e Floridës. Ka pak shqiptarë që duket se kanë lëvizur nga banesat e tyre, pjesa me e madhe besojnë që mund t’i bëjnë ballë situatës aty ku janë. Ju bëj thirrje që të ndiqni udhëzimet e autoriteteve lokale dhe njoftimet e rifreskuara që dalin nga ora në orë me parashikimet e lëvizjes së Uraganit.Kontaktet e Ambasadës në Uashington 202.223.4942, embassy.w[email protected] dhe numri i emergjencës 202.758.9526 janë në dispozicionin tuaj për çdo informacion të mundshëm. Uroj që kjo situatë të kalojë me sa më pak probleme, për të gjithë popullsinë e prekur nga Uragani, veçanërisht për shqiptarët që kanë lënë jo pak në vendin e tyre dhe kanë vendosur të jetojnë e punojnë në SHBA.

Article Logic
Execution time: 0.003654956817627