INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Uragani 'Michael', stuhia e vendosur për të goditur Floridën

Uragani 'Michael', stuhia e vendosur për të goditur Floridën

Publikuar më: 08:34 10-10-2018

Uragani i fuqishëm Michael duket se do godasë Florida-n, ditën e sotme duke detyruar evakuimet masive në shtetin jugor të SHBA. Një stuhi e kategorisë 200km/ h, Michael pritet të forcohet në mesditë sipas paarshikimit. Më shumë se 370,000 njerëz në Florida janë urdhëruar të evakuohen. Florida ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, siç kanë bërë edhe Alabama dhe Georgia. Të paktën 13 njerëz kanë raportuar të kenë vdekur në Amerikën Qendrore për shkak të stuhisë. Në buletinin e tij, Qendra Kombëtare e Uraganit me qendër në Miami (NHC) tha se : "Pritet një forcim i mëtejshëm të mërkurën dhe ‘Michael’ parashikohet të bëhet një stuhi e kategorisë 4 përpara se të bjerë në tokë". Gjithashtu paralajmërohen se disa rajone të Floridës mund të përjetojnë rryma të stuhisë deri në 4m.

Article Logic
Execution time: 0.0035638809204102