Në mesazhin e tij Urbi et Orbi para mijëra besimtarëve në sheshin e Shën Pjetrit Papa Francesku kërkoi që të bëhet më shumë për ato vende të cilat janë në krizë, në luftë të cilat detyrojnë njerëzit të përjetojnë varfërinë, të largohen nga shtëpitë e tyre.
Ai kërkoi që politika të bëjë më shumë aty ku kërkohet ndihma.
Gjatë fjalës së tij Ati i Shenjtë përmendi edhe emigrantët e denoncoi politikanët që shfrytëzojnë mendjengushtësinë .
Papa Françesku ndau sot dhembjen për sulmet që tronditën ditën e Pashkëve në disa kisha dhe hotele në Sri Lanka, ku u vranë qindra persona dhe u plagosën më shumë se 400 të tjerë.
Gjate liturgjisë, Ati i Shenjtë pagëzoi e i dha kungimin e parë pesë burrave e tre grave nga Shqipëria, Ekuadori, Indonezia, Italia dhe Peruja.
Mesazhe për të mos u dorëzuar përpara mosbesimit dhe frikës, para zymtësisë që varros çdo ëndërr, Papa Françesku përcolli edhe në meshën e vigjiljes së Pashkëve, mbajtur në katedralen e Shën Pjetrit në Vatikan.
Mesha u mbajt me rastin e festimit të ringjalljes së Krishtit, që sipas besimit katolik shënon ringjalljen dhe fitoren e jetës ndaj vdekjes.