INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Urdhër-arrestet për 3 policët, Kryemadhi: Rama dhe Tahiri e dinë ku fshihen...

Urdhër-arrestet për 3 policët, Kryemadhi: Rama dhe Tahiri e dinë ku fshihen...

Publikuar më: 21:18 23-11-2017

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka reaguar pas deklaratës së Ministrisë së Brendshme se nuk gjeti në banesë pas kontrolleve 3 policët, pas urdhër-arresteve e lëshuar nga Prokuroria për Krimet e Rënda për tre policët.

Kryemadhi tha se “rendi nuk ekziston në Shqipëri dhe kjo sot u vërtetua më shumë se kurrë”.

“Ky veprim i sotëm është në mbrojtje të bandave të drogës,” u shpreh ajo në një deklaratë për shtyp.

“Rendi nuk ekziston më në Shqipëri. Përfshirja në tregun e drogës së policisë së shtetit ka vërtetuar akuzat tona. Është pjesë e banditizmit të Habilajve. Ky veprim i sotëm është në mbrojtje të bandave të drogës. Sot e kësaj dite nuk janë ndaluar vëllezërit Habilaj, në kërkim. Vetëm Rama e Tahiri e dinë se ku fshihen, dinë lëvizjet e tyre. Ata kanë frikë se ndokush nga ata flet dhe nxjerr emrin e Ramës, përgjiegjësin kryesor të kanabizimit të vendit.

Ai ka më shumë frikë se tre policët e akuzuar, apo Haki Çako, njësoj të komplikuar në trafikun e drogës, ku fituan para për blerjen e votave më 25 qershor.

Duhet të bashkojmë forcat e të shporrim një herë e mirë këtë qeveri krimi . Heshtja e tyre nuk do i shpëtojë dot nga fajësia e rrënimit të Shqipërisë,” u shpreh Kryemadhi.

Article Logic
Execution time: 0.003662109375