Policia e shtetit po kryen një aksion anti-drogë në të gjithë vendin.
Në fokus të tyre është goditja e grupeve kriminale në trafik drogash e armësh.
Pak më parë u arrestua edhe i ashtuquajturi “Bosi” i Shijakut, Flamur Avdyli.
Avdyli është arrestuar nga forcat RENEA bashkë me dy persona të tjerë, njëri me inicialet H.H, me akuzën e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike.
Në pranga kanë rënë edhe Astrit Avdyli, Jasin Avdyli, Fatos Llaftiu, Shkelqim Avdyli, Shaqir Gjepali.
Gjithashtu është bërë dhe një aksion nga policia për kapjen e Lul Berishës. Policia ka bastisur shtëpinë e tij, por ky i fundit nuk është gjetur dhe sipas tyre dyshohet të jetë arratisur.