INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Urdhër, institucionet në 2018 të përdorin logo të re[FOTO]

Urdhër, institucionet në 2018 të përdorin logo të re[FOTO]

Publikuar më: 10:24 29-12-2017

Dokumentat zyrtarë gjatë 2018 do të kenë një logo të veçantë. Këshilli i Lartë i Arkivave miratoi modelet e dokumentit administrativ për vitin 2018, ku përfshihet logoja e Vitit Mbarëkombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu. Viti 2018 është shpallur nga qeveria si viti i Skënderbeut.

Vendimi:
“Në zbatim të vendimit të Komisionit Shtetëror për Vitin Mbarëkombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu, Këshilli i Lartë i Arkivave miratoi me vendimin nr. 12, modelet e dokumenteve administrative që përmbajnë logon, të detyrueshme për zbatim nga gjithë administrata shqiptare. Logoja dhe përmasat e saj janë miratuar nga Komisioni Shtetëror me vendimin nr.2, ndërkohë që KLA e ka integruar në dokumentet administrative për vitin 2018. Bashkangjitur modelet e dokumenteve zyrtare që do të përdoren nga çdo institucion shtetëror përgjatë gjithë vitit 2018”, thotë zyra e shtypit të Komisionit Shtetëror.

 

 logo.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0045430660247803