INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Udhëzim i ri! Kontrolli fizik i makinave do jepet me koncension

Udhëzim i ri! Kontrolli fizik i makinave do jepet me koncension

Publikuar më: 10:52 08-11-2018

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisëka nxjerrë një udhëzim të ri në lidhje me kontrollin fizik të automjeteve. Ky shërbim do i kalojë privatit.

Dy kompani private do të marrin në dorë kontrollin fizik të makinës në ambientet e tyre private, kundrejt pagesës që nuk dihet ende se sa do të jetë.
Aktualisht kontrolli fizik ofrohet për 1500 lekë dhe kryhet pranë Drejtorive Rajonale të Shërbimit të Transportit Rrugor për çdo mjet që importohet dhe futet për herë të parë në Shqipëri si dhe sa herë ndryshon pronësia e mjetit, shkruan Newsbomb.
Ministria, gjatë një periudhe pesëvjeçare do të miratojë dy kompani që do të autorizohen për kryerjen e kontrollit fizik të mjeteve motorike rrugore dhe rimorkiove të ofrojnë këtë shërbim në çdo qendër të kryerjes së kontrollit fizik, me dy specialistë.
Urdhri i është dërguar Drejtorisë së Transporteve.
“DPSHTRR-ja do të vijojë me përdorimin e çertifikatave të kontrollit fizik të lëshuara prej organizmave të miratuar, me fillimin e kryerjes së aktivitetit prej tyre, në përputhje me dispozitat e këtij udhëzimi”, thuhet në udhëzimin e Gjiknurit, raporton Newsbomb.al.

E plotë në:

http://www.newsbomb.al/gjiknuri-minon-drejtorine-e-transporteve-kontrolli-fizik-i-makinave-do-i-kaloje-privatit-udhezimi-140710

Article Logic
Execution time: 0.0035190582275391