INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Urdhri i Haradinajt që nuk u zbatua gjatë arrestimit të Gjuriçit

Urdhri i Haradinajt që nuk u zbatua gjatë arrestimit të Gjuriçit

Publikuar më: 10:28 17-04-2018

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj do kishte preferuar që situata e arrestimit të shefit tw Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç, tw ishte menaxhuar ndryshe. Për kreun e qeverisë, zyrtari serb duhet të ishte dërguar menjëherë pas arrestimit në Serbi. Në një intervistë dhwnw për Happy TV të Serbisë, Haradinaj deklaroi se nuk kishte dashur që Gjuriç të çohej në Prishtinë, ashtu siç në fakt ndodhi. Kryeministri i Kosovës tregoi ndër të tjera se i kishte thënë Gjuriçit që të priste derisa t’i lëshohej leja, e të mos vinte në Kosovë. “Edhe personalisht e kam lutur, përmes të gjitha kanaleve, të priste deri të nesërmen kur do të skadonte ndalimi i hyrjes. Po të kishte pritur edhe një ditë, gjithçka do të ishte në rregull”-tha Haradinaj. Më tej ai sqaroi se “po të mos reagonte qeveria, do të reagonte opozita. “Ishin një sërë rrethanash të vështira, dhe Serbia gaboi”, u shpreh ai. Haradinaj sqaroi se askush nga udhëheqësit në Kosovë nuk ishte i interesuar që kjo punë të zgjatej. “Unë isha për atë që ai të mos sillej në Prishtinë, që sa më parë të kryhej ajo punë dhe ai njeri të kthehej në shtëpinë e tij”, deklaroi kreu i qeverisë kosovare.

Article Logic
Execution time: 0.0019807815551758