Urdhri i Trump i cili urdhëroi ambasadorët amerikanë të japin dorheqjen nga detyra, ka nisur të zbatohet nga këta të fundit.
Menjëherë pas atij të Zelandës së Re i është përgjigjur kësaj thirrje, edhe kryediplomati amerikan në Kanada.
Këtë hap e ka njoftuar vetë kreu i selisë diplomatike në vendin e madh fqinj me SHBA, Bruce Heyman mbrëmë në Twiter.
“Siç më është kërkuar, unë kam dhënë dorëheqjen si ambasador i SHBA në Kanada, e cila hyn në fuqi në datën 20 janar, ditën kur Trump merr zyrtarisht detyrën e tij”
Edhe bashkëshortja e tij në një deklaratë të mëvonshme po në rrjetet sociale, ka shkruar, se kishte qenë një nder dhe një kënaqësi e madhe të përfaqësonte SHBA-të në Kanada.