INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Urdhri/ Regjim i ri në spitale, ja cilat do të jenë oraret e vizitave

Urdhri/ Regjim i ri në spitale, ja cilat do të jenë oraret e vizitave

Publikuar më: 11:37 23-02-2019

Zyrtarizohet regjimi i ri në spitale, me disiplinimin e orarit të vizitave të familjarëve në spitale. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka firmosur urdhrin për regjimin e disiplinës dhe rregullave për aksesin e vizitorëve në çdo spital universitar, rajonal dhe bashkiak në vend.

Konkretisht, vizitat e familjarëve në shërbimet me shtretër do të kryhen dy herë në ditë, paradite nga ora 12:00 – 13:00 dhe pasdite nga ora 17:00 -19:00.

Ndërsa vizitat në shërbimin e reanimacionit spitalor për familjarët e pacientëve të shtruar në reanimacion do të kryhen dy herë në ditë në orën 11:00-12:00 dhe 18:00 – 19:00. Këto orare do të jenë të afishuara në çdo hyrje spitali dhe pavione.

Regjimi i ri është i unifikuar, pra në çdo spital universitar, rajonal apo bashkiak, janë përcaktuar orare fikse të vizitave të familjarëve dhe është ndaluar prezenca e familjarëve në Urgjenca, përveç rasteve kur kërkohet nga mjeku.

Spitalet universitare, rajonale dhe bashkiake do të marrin masa të vendosin disiplinimin dhe rregullin në shërbimet e urgjencës, duke mos lejuar prezencën e personave të pa-autorizuar që nuk marrin shërbim shëndetësor, duke krijuar ambiente te posaçme për pritjen e familjarëve dhe komunikimin me mjekët, por nuk do të lejojnë familjarë në ambiente ku ofrohet shërbimi i urgjencës.

Përjashtim bën rasti kur mjeku vlerëson praninë e një familjari.

Article Logic
Execution time: 0.003615140914917