Ndërtohet ura më e veçantë në botë në Shangai. Ajo është realizuar nga një printer 3D. Ura do të instalohet në parkun qendror në zonën e Taopu. Ajo do jetë 15.25 metra të gjatë, 3.8 metra të gjerë dhe 1.2 metra të lartë. Ura u ndërtua në shtresa nga një sistem printimi 3D i zhvilluar nga Shanghai "Construction Group". U deshën 35 ditë që dizajni i saj të përfundonte. Ndërsa materiali i saj mund të përballojë ekspozimin afatgjatë ndaj diellit dhe shiut dhe kompania ka garantuar që ura plotëson standardet kombëtare të ndërtimit. Ura mund të përdoret për të paktën tre dekada, sqaroi Xiaoming, zëvendës-inxhinieri kryesor i grupit tëprojektimit. Ura ka një ngarkesë prej 250 kg për metër katror, që do të thotë se katër të rritur mund të ecin në të në të njëjtën kohë në 1 metër katror. Teknologjia e printimit 3D, e konsideruar si një mënyrë eko-miqësore për të ndërtuar, kërkon më pak punë njerëzore dhe nuk prodhon pluhur dhe mbetje ndërtimore.