INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Uragani në Teksas prek dhe shumë familje shqiptare

Uragani në Teksas prek dhe shumë familje shqiptare

Publikuar më: 08:15 30-08-2017

Stuhia “Harvey” do të “godasë” sërish sot Teksasin. Sipas parashikimeve disa zona brenda dhe rreth Hjustonit do të përballen me shtim të sasive të reshjeve deri në 30 cm, duke e çuar sasinë e përgjithshme në rreth 127 centimetra në një pjesë të qytetit. “Harvey” konsiderohet si stuhia më e fortë që ka goditur Shtetet e Bashkuara në më shumë se një dekadë. Sipas një vlerësimi të publikuar në gazetën “Neë York Times” Harvey mund të shkaktojë një dëm prej 30 miliardë dollarësh.
Sot, Hjustoni është i gjithi i përmbytur! Rreziku i furtunës nuk ka kaluar ende. Komuniteti shqiptar atje, megjithëse relativisht i vogël në numër, përbëhet nga 500-600 familje dhe se e janë të paktën 20 familje shqiptare të prekura totalisht nga kjo fatkeqësi natyrore duke iu rrëmbyer shtëpitë, makinat, dhe të gjithë pasurinë që ato kanë.

Ambasadorja e Shqipërisë në SHBA për qytetarët shqiptar:
E prekur thellësisht për sa kam ndjekur përditësimin e ngjarjeve, ju drejtohem të gjithëve bashkëkombësve të mi, ju që po vuani pasojat e natyrës bashkë me të gjithë pjesën tjetër të popullsisë amerikane që jeton dhe punon në Hjuston dhe rrethinat e tij.
Nga kontaktet me autoritetet kemi mësuar se deri tani nuk ka patur fatalitete ndërmjet familjeve shqiptare. Kam kontaktuar me drejtuesit e organizatës “Arberia Houston” dhe jam informuar se janë të paktën 20 familje shqiptare të prekura totalisht nga kjo fatkeqësi natyrore duke iu rrëmbyer shtëpitë, makinat, dhe të gjithë pasurinë që ato kanë.
Së pari, shpresoj thellësisht që të gjithë të mbeteni jashtë rrezikut për jetën! Qyteti i Hjustonit është akoma nën kërcënimin e faktorëve të natyrës, por edhe nën gjendje emergjence për arsye të rritjes së kriminalitetit në qytet.
Ju inkurajoj të bëni atë që shqiptarët bëjnë më mirë, të qëndroni sa më afër dhe ndihmoni njëri-tjetrin. Mos u ndjeni se jeni larg vendit, të afërmve apo miqve tuaj. Ju siguroj që vëmendja jonë është atje në Hjuston!ontaktet e Ambasadës në Uashington 202.223.4942, [email protected] dhe numri i emergjencës 202.758.9526 janë të hapura për çdo informacion apo për t’u lidhur me familjarët tuaj. Do ju vëmë në dispozicion të gjitha sa ne kemi mundësi.
Jemi me mendje dhe me zemër bashkë me Ju!
Floreta Faber
Ambasadore e RSH në Shtetet e Bashkuara

Article Logic
Execution time: 0.0037109851837158