INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Urgjencat e ditës, QSUT bën shpërndarjen: Të mërkurave pacientët tek ish-Sanatoriumi

Urgjencat e ditës, QSUT bën shpërndarjen: Të mërkurave pacientët tek ish-Sanatoriumi

Publikuar më: 16:53 01-07-2018

Urgjencat ditore janë shtuar shumë në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza.

Ndaj çdo të mërkurë ato do të kryhen në spitalin “Shefqet Ndroqi”, që të gjithë e njohin si ish-sanatoriumi. Shefi i Shërbimit Kombëtar të Urgjencës tregon se si do të bëhet shpërndarja e pacienteve që vijnë nga rrethet.

Për shkak të ngarkesës së madhe që është krijuar në spitalet e QSUT, ku numri i rasteve urgjente është 180 në ditë, ndërhyrjet kirurgjikale çdo të mërkurë do të kryhen në Qendrën Spitalore “Shefqet Ndroqi”, ish-sanatoriumi i Tiranës.

“Çdo të mërkurë, 4 herë në muaj do të kryhen atje ndërhyrjet. Pacientë që vijnë nga rrethet duhet të kenë me vete epikrizën nga spitali rajonal”, shprehet Skënder Brataj, Shefi i Shërbimit Kombëtar të Urgjencës.
Bëhet fjalë për ndërhyrje urgjente siç janë apandesiti akut, hernie e të tjera. Ndërkohë që nuk do të dërgohen në ish-sanatorium, raste të traumës, e ato gjinekologjike.

Qytetarë të Tiranes dhe ato në rrethe duhet të telefonojnë në numrin 127 për rastet e urgjencave nga ku bëhet më pas shpërndarja e e pacienteve me autoambulanca.

Në Qendrën Spitalore Universitare “Shefqet Ndroqi” janë bërë gati sallat e operacioneve me aparatura bashkëkohore bashke me ekipin e mjekëve që do të kryejnë ndërhyrjet.

Article Logic
Execution time: 0.0037620067596436