Alban Ramosaj dhe modelja Niki Delijorgji pushtuan portalet gjatë ditës së djeshme pas një fotoje të shpërndarë nga modelja në instagramin e saj. Ajo shfaqej me barkun e rrumbullakosur ndërsa bënte tag këngëtarin Alban Ramosaj duke I thënë: “Urime babush”.
Më pas lojën e ka vijuar edhe Albani i cili madje ka shkruar se ishin në pritje të binjakëve. Por mesa duket e gjitha ka qenë një lojë të cilën e ka sqaruar vetë Albani në një status të tij në instastory.
“Përpara se situata të na dalë nga duart, (Përveç qindra mesazheve dhe telefonatave, fqinjët e mi më trokitën në derë për të më uruar që do të bëhem baba). Që të sqarohemi është një metaforë. Ne jemi duke punuar në çift për një projekt të përbashkët, jeni shumë të mirë dhe falëmindërit për urimet gjithsësi”, shkruan këngëtari, duke sqaruar kështu gjithçka që ka ndodhur në të vërtetë.
Mesa duket dyshja e shumëpërfolur janë duke punuar së bashku për një projekt të cilin pritet ta zbulojnë së shpejti.