INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Urime! Çifti juaj i preferuar turk do të bëhen prindër dhe paskan menduar emrin e bebit! [FOTO]

Urime! Çifti juaj i preferuar turk do të bëhen prindër dhe paskan menduar emrin e bebit! [FOTO]

Publikuar më: 18:32 12-12-2018

Ata janë ndër më të vlerësuarit në kinematografinë turke dhe me projektet e tyre kanë bërë për vete mijëra fansa. Vitin e kaluar ata kurorëzuan dashurinë në martesë, ndërkohë që tani romanca e tyre ka shkuar në një tjetër nivel pasi do të bëhen prindër.

Mediat turke bëjnë të ditur se Fahriye Evcen është në pritje të ëmbël, madje është mësuar se ajo do të sjellë një jetë një djalë. Për ta shijuar ashtu siç duhet pritjen e ëmbël, Fahriye udhëtoi drejt Gjermanisë për të qëndruar me familjen e saj, sigurisht që edhe Burak nuk e la vetëm. Çifti është rikthyer në Turqi dhe nuk i ka shpëtuar dot gazetarëve, të cilën e kanë pyetur për shtatzënisë.

“Shtatzënia po shkon mirë. Gjithçka është në rregull. Djali është i shëndetshëm dhe kjo ka rëndësi” –tha aktorja turke.

Sakaq, Burak tregoi se e kanë zgjedhur emrin e vogëlushit, por refuzuan ta bëjnë të ditur.

“E kemi zgjedhur emrin e bebit. Poooor mos prisni që ta ndajmë tani me ju. Është shumë herët” –tha aktori.

ERT.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035879611968994