Ajo është një ndër modelet më të njohura shqiptare dhe është bërë imazh i brandeve botërore. Por ditën e djeshme është bërë nënë për herë të parë pasi është bekuar me një djalë. Lajmin e ka bërë me dije vetë modelja Vivian Canaj, e cila e ka ndarë me fansat në rrjetet sociale. Vivian ka sjellë në jetë një djalë të cilin e ka pagëzuar me emrin Christian.
"15.11.2018 u bekuam me ndjesinë dhe dhuratën me të bukur në botë. Paç shkëlqimin e diellit çdo ditë të jetës shpirti i shpirtit tim", shkruan modelja bashkënjgjitur fotos, ku shfaqet teksa ka kapur dorën e bebit.