Ditën e sotme moderatori i njohur është bërë baba për herë të parë. Bëhet fjalë për moderatorin nga Kosova, Labinot Gashin i cili ka dhënë ditën e sotme lajmin e bukur përmes një fotografie të publikuar në Instagram. Labi shfaqet duke puthur vajzën e vogël, ndërsa nuk mungojnë edhe fjalët prekëse që Labi ka zgjedhur për të voglën.
“Çfarë emocionesh e gëzime t’papërshkrume kemi sot, Qëndresa dhe unë. Erdhi ajo që na e dha titullin Prindër, nga sot në mesditë. Takimin e parë e kisha menduar shumë, ama asnjëherë nuk m’shkoj mendja që mund të jetë kaq i fortë e emocional… Për pak kohë të mbajta në krahë dhe morra dashurinë më të madhe të kësaj bote. Engjull, mirë se erdhe në tokë. Sa me fat jemi që u takuam. Unë mezi s’po pres me e kalu jetën bashkë. Faleminderit Zot!”, shkruan ai
Pak më parë, moderatori ka publikuar gjithashtu një foto me dorën e të voglës dhe ka zbuluar emrin e veçantë që çifti ka zgjedhur për të bijën. “Rroa Gashi”, ka shkruar Labinoti krahas fotos, duke e shoqëruar me emojin e një zemre.