INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Urimet e politikanëve për lëvizjen e lirë të kosovarëve

Urimet e politikanëve për lëvizjen e lirë të kosovarëve

Publikuar më: 13:31 04-05-2016

Ministri për Integrim Evropian i Kosovës, Bekim Çollaku ishte i pari që shpërndau lajmin e shumëpritur për kosovarët.


Ai shkruan: “Pa viza – 2016.  Më në fund, ia arritëm të përmbushim edhe një qëllim tjetër për Kosovën. Ju uroj nga zemra të gjithëve për propozimin e sotëm të Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës. Kjo është një tjetër ditë historike në proçesin e integrimit evropian. Nga sot po fillon të hapet horizonti evropian para kosovarëve. Ky vendim është rezultat dhe konfirmim i përmbushjes së suksesshme të kritereve të udhërrëfyesit, rezultat i punës së përbashkët të qeverisë, kuvendit dhe institucioneve të pavarura.Vendimi i Komisionit Evropian, vetëm e përforcon edhe më shumë bindjen time, se qytetarët e Kosovës do të udhëtojnë pa viza gjatë këtij viti. Sot, të gjithë kemi arsye të ndihemi krenar dhe të gëzuar sepse izolimi ynë mbetet vetëm një kujtim i hidhur i së kaluarës

Edhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka uruar kosovarët për propozimin e KE për heqjen e vizave.

Ai shkruan: “Pas dekadave të izolimit, nuk do të ketë më pritje para ambasadave, nuk do të ketë refuzime. Nuk kemi fituar dhuratë, por kemi merituar liberalizimin me punën tonë të përbashkët. Kur punojmë bashkë, asnjë kufi nuk na ndal. Urime liberalizimi sot, urime edhe për UEFA dje. Javë historike.”

Urimeve iu është bashkuar dhe Kryeministri Edi Rama, i cili pasi ka përshëndetur  vendimin ka lëshuar dhe një mesazh të fortë kur  thotë se përmes këtij vendimi më në fund Bashkimi Europian çlirohet nga turpi.
“Fill pas UEFA-s tjetër lajm i gëzueshëm për Kosovën rekomandimi i Komisionit për heqjen e vizave. Më në fund BE-ja po çlirohet nga një turp!”, shkruan Rama.

Ndërsa Kreu i PD-së Lulzim Basha e konsideron të merituar vendimin e BE-së për liberalizimin e vizave me Kosovën.

Në Bruksel në Samitin e Partive Popullore Europiane për Ballkanin Perëndimor ku sapo u komunikua lajmi i shumëpritur dhe i merituar për lëvizjen pa viza të qytetarëve të Kosovës në zonën Schengen! Përgëzime të përzemërta për qytetaret dhe autoritetet e Kosovës për këtë arritje të madhe”- shkruan në facebook Basha.

Article Logic
Execution time: 0.0035710334777832