INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Urimet e veçanta të politikanëve për Kosovën në UEFA

Urimet e veçanta të politikanëve për Kosovën në UEFA

Publikuar më: 12:42 03-05-2016

Politikanët shqiptarë dhe kosovarë kanë përshëndetur anëtarësimin e Kosovës në UEFA.
Një mënyrë të veçantë ka zgjedhur Kryeministri Edi Rama me sa duket nga gëzimi i madh e ka shoqëruar urimin me ovacione dhe simbole. Duke përdorur dhe simbolin e zemrës dhe big like.
Rama euforik, po këtë herë më të drejtë shkruan: Kosova në UEFA! Urime vëllazërore dhe një Big Like gjithë atyre që punuan për këtë arritje kaq të rëndësishme”.

Gëzimit i është bashkuar e kreu i PD, Lulzim Basha dhe presidenti i Kosovës Hashim Thaçi.

Basha shkruan: “Lajmi i mirë dhe i gëzueshëm për çdo shqipta. Federata e Futbollit e Kosovës anëtarësohet në UEFA! Urime Kosovë”.

Ndërsa Thaçi ndan këtë urim: ‘’Kosova në UEFA! Lajmi më i mirë i mundshëm për tifozët e panumërt në Republikën tonë. Tash e tutje do të luajmë në kampionate ndërkombëtare - disa lojë do t'i fitojmë, disa do t'i humbim, por kurrë më s'do të na ndalin nga fusha e gjelbër. Urime Fadil Vokrrit dhe federatës, urime lojtarëve të kombëtares sonë, urime të gjithë qytetarëve. H.TH’’

Edhe Kreu i Kuvendit, Meta e ka cilësuar vendimin e marrë gjatë Kongresit të UEFA-s në Budapest si një sukses historik, jo vetëm në aspektin sportiv.
Meta shkruan: “Sot është një ditë e shënuar për Kosovën, pasi anëtarësimi në UEFA është një sukses historik për futbollin kosovar. Ky vendim shënon një progres të jashtëzakonshëm edhe në drejtimin të integrimit të mëtejshëm të Kosovës në organizmat më të rëndësishme ndërkombëtare. Urimet më të përzemërta dhe të ngrohta Kosovës për këtë ditë historike!”

Article Logic
Execution time: 0.0036468505859375