INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Urimi emocionues i Granit Xhakës për nënën e tij [FOTO]

Urimi emocionues i Granit Xhakës për nënën e tij [FOTO]

Publikuar më: 11:42 08-03-2017

Mesfushori shqiptar i Arsenalit, Granit Xhaka me një foto dhe me dedikim special ka zgjedhur të urojë ditën e nënës (8 marsin).

Ky është mesazhi i plotë i Granit Xhakës:

Happy women's day!

“8 MARSI një ditë e veçantë për të gjithë nënat tona, por në fakt çdo ditë duhet t'u përulemi e ti falenderojme shumë për gjithçka kanë bërë për ne. Sa netë pa gjumë kalon një nënë duke menduar për ne dhe duke u kujdesur për ne pa pushuar asnjë minutë. E si mund të shpreh unë me fjalë gjitha ato që ti meriton nëna ime! Çdo fjalë që unë mund të them është shumë pak NËNA IME.

Të them nga zemra që je gjithçka për mua dhe gjatë gjithë jetës time do të jem mirmjohës. Pa ty nuk do isha ky që sot jam. Ti më frymzon të eci i sigurt përpara.

Të dua Shumë NËNA ime!

Gëzuar festën Edhe Shumë e Shumë festa sëbashku.

auto_Screenshot_111488969279.png

Article Logic
Execution time: 0.0036571025848389