INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Urimi emocionues i Lorit për shtatzëninë e motrës [FOTO]

Urimi emocionues i Lorit për shtatzëninë e motrës [FOTO]

Publikuar më: 13:10 18-07-2016

Lajmi  se Sara Hoxha dhe Ledion Lico po presin një fëmijë, u përhap me shpejtësi.

Por lajm mbi lajmin është gjinia e fëmijës, që do të jetë… një djalë.

Këtë e ka zbuluar vetë Sara  në një foto të postuar në Snapchat. 

Në këtë lajm të bukur për çiftin, nuk ka munguar edhe urimi i motrës, Lorit. Nëpërmjet një fotoje të postuar në Instagram teksa përqafohet me motrën, përveçse tregon se është e lumtur që  familja po shtohet, është edhe e bindur se Sara dhe Ledioni do të jenë dy prindër të mrekullueshëm të cilët do të dinë t’i mësojnë gjërat e duhura “atij”. Kështu një tjetër pinjoll i shtohet familjes së famshme, Hoxha. Krahas vëllait të Sarës, i vogli që pritet të vijë në jetë, do të jetë edhe mashkulli nr.2 i familjes. Pritje sa më të ëmbël  ju urojmë!

Article Logic
Execution time: 0.0037071704864502