INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Urimi i Justin Timberlake për bashkëshorten e tij është një ndër urimet më të bukura që kemi parë ndonjëherë [FOTO]

Urimi i Justin Timberlake për bashkëshorten e tij është një ndër urimet më të bukura që kemi parë ndonjëherë [FOTO]

Publikuar më: 11:44 05-03-2017

Ky çift janë gati t’i shpallin sfidë Chrissy Teigen dhe John Legend në “betejën” për çiftin më të adhurueshëm”.

 Për ditëlindjen e 35-të të bashkëshortes së tij, Justin Timberlake i ka shruar një mesazh shumë të ëmbël. Ai e bëri publik në Instagram urimin për Jessica Biel dhe është e vështirë të gjejmë dikë që nuk e pëlqeu. “Më bën të qesh. Më bën të buzëqesh. Më bën të dua. Më bën që të jem një njeri më i mirë. Por askush nuk është më e mirë se ti. Tani jam i sigurtë se është më mirë të jesh me fat sesa i mirë. Më pyet se kush është mashkulli më i lumtur në botë dhe unë do të tregoj se atë e ke para syve. Gëzuar ditëlindjen zemra ime”, shkroi ai në foton ku ka puthur në faqe bashkëshorten e tij. 

Ky është me të vertetë një urim i ëmbël, ndoshta nga më të bukurit që kemi parë. Duhet ta pranojmë që edhe fati ndonjëherë është reciprok, kështu që edhe Jessica Biel është me fat që ka në krah Justin.
Kush nuk do ta donte një urim të tillë!

Article Logic
Execution time: 0.0036799907684326