INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Urimi i ministrit Lleshaj për Vitin e Ri: Për një Shqipëri të begatë…

Urimi i ministrit Lleshaj për Vitin e Ri: Për një Shqipëri të begatë…

Publikuar më: 22:50 31-12-2018

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj nëpërmjet një mesazhi ka uruar gjithë popullin shqiptar dhe strukturat e Ministrisë e Policisë për në vit sa më të mbarë.

Veçanërisht Lleshaj ka uruar familjet e policëve të rënë në krye të detyrës, duke shkruar ndër të tjera se me vizionin për një Shqipëri të begatë mund dhe do të arrijmë shumë.

‘Viti i Ri që po troket më jep rastin e lumtur të uroj për shumë mot gëzuar, në radhë të parë familjet e punonjësve të policisë të rënë në krye të detyrës, gjithë punonjësit e strukturave të Ministrisë së Brendshme e të Policisë së Shtetit si dhe të gjithë popullin shqiptar.

Me vizionin e përbashkët për një Shqipëri të begatë e të sigurtë, pjesë e familjes së vlerave europiane, dhe me vullnet të përbashkët për të mirën e vendit tonë mund dhe do të arrijmë shumë.

Gezuar 2019!’, ka përdunduar Ministri Sandër Lleshaj.

Article Logic
Execution time: 0.003748893737793