INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Urimi i pazakontë i Ramës në 1 maj

Urimi i pazakontë i Ramës në 1 maj

Publikuar më: 08:03 01-05-2017

Kryeministri Edi Rama, 1 Majin ditën e punëtorëve ka zgjedhur ta urojë ndryshe. Përmes fotografisë së një menaxhereje hoteli në Tiranë dhe ku ka prezantuar dhe një bilanc për punësimin përmes zyrave të punës.
 
Rama në Facebook thekson se Iden Petraj, vazja në foto është punësuar në një prej hoteleve më të mira në Tiranë përmes Shërbimit Kombëtar të Punësimit.
 
“Mirëmëngjes dhe ju uroj 1 Maj të mbarë me këtë imazh të kësaj menaxhereje të punësuar në një nga hotelet më të mira në Tiranë përmes Zyrave të Punës.
Iden Petraj besoi tek Shërbimi ynë Kombëtar i Punësimit ku aplikoi dhe mori ofertën e përshtatshme vetëm një javë më pas. Në 3 vitet e fundit janë punësuar 79.096 punëkërkues vetëm nga zyrat e punës, ndërkohë që aktualisht janë dhe 38 mijë vende të lira në dispozicion.
Por shumë më shumë mbetet ende për tu bërë për punësimin. Dhe shumë ka për të humbur nëse ndalemi sot. Prandaj përpara për Shqipërinë që duam!

Article Logic
Execution time: 0.003633975982666