Bëhuni gati se ditëlindja e Ronela Hajatit do të zgjasë 1 muaj. Këngëtarja e talentuar feston sot ditëlindjen e saj të 30-të dhe pavarësisht shumë urimeve që ka marrë ka dashur ta urojë edhe vetë veten e saj! Me një postim në Instastory, Ronela i uron vetes ditëlindjen dhe i thotë (prapë vetes) se është si shpirt!
“Në këtë ditë të shënuar që do të mbahet mend në shekuj si ditëlindja e të madhes Hajati, dua t’i them vetes, Ron je si shpirt!”, shkruan Ronela.
Më pas ajo vijon me një tjetër postim:
“Shumë urime për mua. Një Virgjëreshë e vërtetë ditëlindja e së cilës do të zgjasë një muaj!”, shkruan ajo.