Këngëtarja shqiptare me famë botërore ka uruar festën e 111 vjetorit të Pavarësisë përmes disa pastimeve në rrjetin social Instagram.
“Urime festa e Pavarësisë. Një komb, një gjuhë një flamur”- shkruan ajo në një prej postimeve
Gjithashtu këngëtarja ka publikuar dhe një sërë fotosh me flamurin shqiptar. Sot mbushen 111 vjet nga dita kur u shpall Pavarësia e Shqipërisë, më 28 Nëntor 1912.
Akti i Shpalljes së Pavarësisë përbën një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e popullit shqiptar. Ai ishte fryt i përpjekjeve dhe i luftërave shekullore të shqiptarëve, për të mbrojtur tërësinë tokësore të atdheut dhe për të formuar shtetin e pavarur shqiptar.
Me vendimin e Kuvendit të Vlorës, kombi shqiptar fitoi të drejtën e tij të pamohueshme për të qenë i lirë e i pavarur, krahas kombeve e popujve të tjerë të Evropës.