Reperi i njohur, Stresi, nuk e ka fshehur asnjëherë simpatinë e tij ndaj ish-kryeministrit të vendit, Sali Berisha.
Mbështetjen për liderin historik të PD-së, Stresi e vulosi disa kohë më parë kur ka publikuar dy imazhe që datojnë nga viti 1997, kur Sali Berisha po mbante fushatë para qytetarëve, e reperi atë kohë ishte vetëm 11 vjeç.
Mbështetës aktiv i Sali Berishës që 11 vjeç, Stresi publikon fotot krah ish-kryeministrit | BoldNews.al
Reperi i njohur e ka uruar çdo vit publikisht Berishën e kështu ka bërë edhe ditën e sotme, pasi ai feston ditëlindjen.
Me një foto të tij të shpërndarë në Instagram ku shihet me bashkëshorten Lirie Berisha, Stresi shkruan:
Shpresa vdes e parafundit, i fundit vdes ti! Qofsh i lumtur gjithmonë, u bëfsh 1000 vjeç! 76 si 46!