Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, i ka uruar besimtarët myslimanë nga Elbasani, ku ajo vizitoi krerët e Komunitetit Mysliman.
"Iu urojmë të gjithë shqiptarëve në këtë festë të Kurban Bajramit, mbarësi, begati , lumturi, paqe, fat në familjet e tyre. Zoti u plotësoftë dëshirat dhe i shoqëroftë në rrugën e jetës së tyre, në një rrugë e cila çdo ditë e më shumë do të jetë edhe e vështirë, por edhe e bukur. T'i dhurojmë sa më shumë dashuri e buzëqeshje njëri-tjetrit, sepse kështu edhe Zoti do ta dojë edhe më shumë Shqipërinë, por edhe ne do ta duam edhe më shumë njëri-tjetrin. Gëzuar edhe ju gazetarëve, që në këtë ditë feste keni dalë në punë dhe i shërbeni qoftë politikës, qoftë qytetarëve me informacione,” - tha Kryemadhi.