Pas festimit të suksesve të njëpasnjëshme, Era Istrefi sot festoi edhe 22 vjetorin e lindjes.
Jemi të sigurtë së ky vit ka qenë më i veçanti nga vitet e tjera për 22 vjeçaren e cila edhe pse muzikën nuk e ka qujatur ndonjëherë si pikën e saj të fortë, duket se edhe vetë muzika e do shumë Erën. Por nga urimet e shumta që ajo ka marrë për ditëlindje, ne kemi veçuar njërin prej tyre. Një urim mjaft prekës të bërë nga motra Nora. “Gëzuar ditëlindjen drita ime. Të dua shumë” shoqëruar kjo edhe me një foto të viteve më parë të familjes, pjesë e së cilës ishte edhe babi i tyre. Me siguri kjo foto dhe ky urim ka bërë që në sytë e Erës të rrjedhin lot mallëngjimi.