INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Urinoi tek Kryeministria, arrestohet protestuesi [EMRI]

Urinoi tek Kryeministria, arrestohet protestuesi [EMRI]

Publikuar më: 16:47 17-04-2019

Policia e Shtetit ka arrestuar pas katër ditësh, protestuesin e opozitës që u fiksua nga kamerat e televizioneve teksa shkoi dhe urinoi në derën e Kryeministrisë më 13 prill.

I arrestuari është Florian Marku, nga Shkodra.

Në momentin që kreu aktin e paprecedentë, duke urinuar poshtë zyrës së kryeministrit Edi Rama ai mbante në kokë një kapuç dhe ndaj identifikimi i tij ka marrë pak kohë për Uniformat Blu.

Pas protestës së 13 prillit, policia fillimisht arrestoi 37 protestues, për shkak të incidenteve që u shënuan gjatë tubimit, ku ndër të tjera iu vu flaka edhe një automjeti dhe u ça për disa herë kordoni i policisë.

Tre prej tyre vijojnë të jenë në burg ndërsa të tjerët janë liruar.

Article Logic
Execution time: 0.0036110877990723