Ditën e djeshme për festën e Pashkëve Katolike nuk kanë munguar edhe urimet publike të Vip-ave të showbizz-it.
Një urim ka ardhur edhe nga këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora, e cila krejt ndryshe nga të tjerët ka postuar një urim publik në Instagram.
Fakti se themi ndryshe nga të tjerët nuk është tek urimi por tek paraqitja e Ritës ku shfaqet në foto me veshët e lepurushit dhe e veshur me mbathje.
Të shumtë kanë qenë fansat të cilët i kanë tërhequr vëmendjen bukuroshes nga Kosova pasi kjo lloj veshje nuk duket aspak e përshtatshme për këto lloj festash fetare.
“Kjo është ndjesi shpirtërore nuk ngatërrohet me dëshirën për përfitime monetare duke u shfaqur në poza si për PlayBoy”, shkruajnë fansat të irrituar me komente.