INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Uruguai ''kokë grupi'', mposht pastër Rusinë, Arabia Saudite fiton në sekondat e fundit ndaj Egjiptit [VIDEO]

Uruguai ''kokë grupi'', mposht pastër Rusinë, Arabia Saudite fiton në sekondat e fundit ndaj Egjiptit [VIDEO]

Publikuar më: 17:04 25-06-2018

Uruguai ka fituar me lehtësi ndaj Rusisë në shifrat 3-0, për ta mbyllur në vendin e parë në grupin A. Skuadra amerikano-latine e nisi mjaft mirë ndeshjen duke kaluar në avantazh që në minutën e 10-të me Luis Suarez. Sulmuesi i Barcelonës, ekzekutoi në mënyrën më të mirë një goditje dënimi të fituar nga Bentacur në limitet e zonës.

Në minutën e 23-të, Laxalt provoi me një goditje në hyrje të zonës, topi u devijua nga Cheryshev dhe më pas përfundoi në rrjetë. Në fundin e ndeshjes, pas një goditje nga këndi, Godin vendos në provë portierin Akinfev, ndërkohë që Cavani shkoi për ta shtyrë topin në rrjetë. Rusët luajtën me një lojtarë më pak që nga minuta e 36-të, pas daljes me dy kartonë të verdhë të Smolikov.

Uruguai do të përballet me skuadrën e dytë të grupit B, në duelin që do të luhet më 30 qershor.

 

Ndërkohë Egjipti dhe Arabia Saudite largohen nga Kupa e Botës me një fitore 2-1 të Arabisë pas golit të sekondave të fundit. Skuadrat e kishin siguruar largimin sido që të ishte rezultati në fund të ndeshjes dhe dukej se një barazim do të kënaqte të dyja palët që deri në atë moment nuk kishin asnjë pikë, por goli i Dawsari-t i dha fitoren arabëve.

Mohamed Salah largohet me një tjetër gol nga ky kompeticion, dhe këtë herë me një perlë tipike. Ndërkohë Arabia barazon rezultatin me një penallti në minutën e pestë shtesë të pjesës së parë, pasi kishte humbur një penallti disa minuta më parë. Në pjesën e dytë ndeshja ishte e barabartë, por në sekondat e fundit të ndeshjes arabët shënojnë golin e fitores. Një tjetër fakt historik është paraqitja e portierit të Egjiptit, El Hadary, portieri më i vjetër që ka shkelur në një Kupë Bote. Në pjesën e parë ai madje ka pritur edhe një penallti.

Article Logic
Execution time: 0.0037839412689209