INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
USAID mbështet idenën e përfshirjes së fesë në shkolla!

USAID mbështet idenën e përfshirjes së fesë në shkolla!

Publikuar më: 13:51 13-04-2016

Qeveria shqiptare merr mbështetjen e USAID për zbatimin e projektit për përfshirjen e besimit fetar në shkolla.
Këtë garanci i ka dhënë Kryeministrit, Edi Rama në SHBA, Gayle Smith në takimin, që ai ka patur me të në zyrat qëndrore të USAID.

Gayle Smith tha: “Do tu mbështesim për projektin për besimet fetare në shkolla. Një brez i edukuar me besimet fetare, vështirë të bjerë pre e ekstremizmit”.
Ndërsa Kryeministri Rama e ka njohur Smith me reformat e ndërmarra nga qeveria e sipas tij qeveria që ai drejton do vijojë luftën ndaj korrupsionit.
Kryeministri Edi Rama takimin me Smith e ka pasur në vijim të takimeve të nisura në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Article Logic
Execution time: 0.003748893737793