INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Usain Bolt mbret i garës së 100 metrave, medalje ari edhe në Rio

Usain Bolt mbret i garës së 100 metrave, medalje ari edhe në Rio

Publikuar më: 08:00 15-08-2016

Sprinteri xhamajkan Usain Bolt fiton sërish medaljen e artë në garën e 100 metrave në Lojërat Olimpike “Rio 2016”, duke u bërë atleti i parë në botë që e fiton këtë disiplinë në tri edicione radhazi. Pas Pekinit e Londrës, njëriu më i shpejtë në botë përsëritet edhe në Rio, duke konfirmuar se kjo disiplinë është “pronë” e tij. Në finalen e zhvilluar në orën 03:25 të mëngjesit të sotëm ai dha kohën 9”81, duke dominuar edhe pse starti i garës ishte i keq. Në vendin e dytë u rendit rivali amerikan Justin Gatlin (argjend me kohën 9”89), ndërsa në të tretin kanadezi Andre De Grasse (bronz me kohën 9”91).

Askush si ai, një njeri që di të dominojë dhe bëjë për vete miliona fansa, duke dominuar garën më spektakolare në botë dhe konfirmuar se është “i biri i erës”. I dyti Gatlin, i vërshëllyer gjatë nga publiku për shkak të skandaleve doping që ka patur, që nuk arrin të përballojë dot xhamajkanin, në formë të shkëlqyer. Megjithatë, për 75 metra gara është e fortë edhe për shkak se Bolt bën një start jo të mirë, por shpejt xhamajkani rikuperon dhe fiton. “Nuk keni parë ende asgjë. Tani radhën e ka gara e 200 metrave”, tha Bolt pas garës, që synon sërish tri medalje të arta edhe në Rio.

 

Article Logic
Execution time: 0.0035898685455322