INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Usher i derdh lotët lumë në klipin e ri

Usher i derdh lotët lumë në klipin e ri "Crash" [VIDEO]

Publikuar më: 12:54 20-06-2016

Usher ka publikuar klipin e tij të ri, “Crash”.

Marrë nga albumi numër 8, me titull “Flawed”, artisti i rrymës R&B sjell një këngë tipike për repertorin e tij. Në të Usher lufton që të mos humbasë dashurinë e një gruaje, ndërkohë që realizon një koreografi shumë kërkuese dhe të bukur. Më pas ai shihet në mes të videos duke qarë mbi vajzën që shfaqet në një ekran gjigand prapa tij, por kjo nuk e ndalon që të kërcejë. Në këtë sekuencë të videoklipit të ri, ai duket se po “qan një lumë” në stilin e Justin Timberlake, pasi rrallëherë e kishim parë kaq të ndjeshëm yllin e “She Came To Give It To You”. Por duhet thënë se ka zgjedhur mënyrën  e duhur për t’u rikthyer dhe jemi të bindur se fansat e tij do të mbeten të lumtur. Duart lart për Usher!

Article Logic
Execution time: 0.0036149024963379