Një nga këngëtarët më të mirë të R&B Usher vendos të bëjë një lëvizje tjetër strategjike për të promovuar këngën e tij të re No Limit e cila premierën e saj e pati vetëm në TIDAL javën që shkoi
. Por sipas yllit të R&B një veprim i tillë nuk ishte menduar siç duhet për arsye se klikimet e këngës në TIDAL nuk llogariten si një matës suksesi për Billboard Hot 100. Menjëherë këngëtari e ka korigjuar gabimin dhe tashmë të gjithë fanset e tij, këngën dhe videoklipin mund ta shijojnë që nga data 8 gusht edhe në VEVO. Ja edhe një tjetër rast kur suksesi i një artisti matet thjeshtë me disa klikime dhe lufta bëhet vetëm për disa klikime më shumë.