Fansat jo gjithmonë janë miqtë më të mirë të artistëve. Ka raste kur ato kthehen në makthin e tyre më të keq.
Diçka e tillë ka ndodhur së fundmi me Usher, i cili është detyruar të njoftojë policinë për të shpëtuar nga një admiruese e tij. Sipas TMZ, Usher ndodhej në një studio regjistrimi në Atlanta kur Darshelle Jones është shfaqur jashte saj dhe është përpjekur të filmojë këngëtarin me një iPad. Sigurisht vajza në fjalë nuk do të përbënte ndonjë rrezik të madh, nëse për të nuk do të kishte një urdhër të mëparshëm ndalimi kundrejt Usher. Urdhër i cili specifikon se ajo duhet të qëndrojë 200 metra larg artistit, ndërkohë që në rastin në fjalë ajo ndodhej vetëm 100 hapa më tutje!