INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ushqehuni si njerëz shpellash, ju shpëton nga problemet e zemrës! [FOTO]

Ushqehuni si njerëz shpellash, ju shpëton nga problemet e zemrës! [FOTO]

Publikuar më: 11:27 30-08-2016

Kujt ia priste mendja se të ushqehesh si njeri shpellash mund të jetë më e shëndetshme?


Sipas një studimi të ri, dieta Paleo mund të ulë rreziqet e infarkteve në zemër brenda vetëm 8 javësh. Brenda dy muajsh duke jetuar me ushqimet që një njeri shpellash do të hante, pjesëmarrësit në këtë studim të ri klinik panë një përmirësim të ndjeshëm të shëndetit të tyre. Megjithëse ishte një studim modest, ekspertët e kanë konsideruar të rëndësishëm duke thënë se është një shembull se si ndryshime të vogla në dietë kanë një impakt kaq të madh në shëndetin e gjithësecilit. Të gjithë pjesëmarrësit kanë ndryshuar nga një dietë perëndimore në atë Paleo. Atyre iu dha një listë ushqimesh që mund të hanin dhe mund të konsumonin sa më shumë ose më pak që të dëshironin nga kjo listë ushqimesh. Të gjithë ata përjetuan një përmirësim prej 35% në nivelen e interlukin-10. Kjo e fundit është një molekulë shumë e rëndësishme që prodhohet nga qelizat e imunitetit dhe lufton inflamacionin si dhe siguron mbrojtje për rruazat e gjakut. Ja lista e ushqimeve që mund të konsumoni:

Article Logic
Execution time: 0.0034518241882324