INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ushqime të shëndetshme me pak kalori

Ushqime të shëndetshme me pak kalori

Publikuar më: 08:39 10-06-2016

Ushqimet e shëndetshme me pak kalori janë të ndryshme dhe nuk bëhet fjalë për vetëm produkte të gatshme që mund të blihen në supermarket, por edhe për ushqime të cilat gjenden lehtësisht në natyrë.

Ja cilat janë disa ushqime të shëndetshme dhe me përmbajtje të ulët kalorish që duhet të jenë pjesë e tavolinës tuaj.

Karrotat

Karrotat janë të shijshme dhe mund të konsumohen në mënyra nga më të ndryshmet. Këshillohen për këdo që dëshiron të bjerë në peshë dhe janë të pasura me vitamina A dhe C dhe kalium.

Brokoli

Mjafton pak vaj ulliri dhe lëng limoni dhe brokolit bëhen tepër të shijshme. Ato përmbajnë disa substanca ushqyese dhe janë të pasura me antioksidues.

Spinaq

Spinaqi mund të përdoret në mënyra të ndryshme. Ai përmban hekur, kalçium dhe vitamina të ndryshme.

Kungujt

Mos harroni kungujt, që mund të përdoren si antipastë, si sallatë etj. Një tas me kunguj të prerë përmban vetëm 20 kalori, shumë fibra, vitamina e minerale.

Domatet

Domatet janë ndër ushqimet më të shëndetshme dhe të shijshme dhe mund të përdoren në mënyrë nga më të ndryshmet. Përmbajnë shumë minerale, fibra dhe vitamin A, B dhe C.

Shalqi

Shalqinjtë janë të shijshëm, të freskët e të ëmbël dhe kjo bën që gjatë stinës së verës të jenë një zëvendësues tepër i mirë i ëmbëlsirave. Shalqinjtë janë të pasur me vitamin A dhe C, përveçse mbajnë kalium dhe shumë pak kalori.

Luleshtrydhet

Luleshtrydhet janë një tjetër frutë, perfekte për t’u konsumuar gjatë ditëve të nxehta. Luleshtrydhet janë një burim tepër i mirë të vitaminash C, fibrash e kaliumi.

Article Logic
Execution time: 0.0036611557006836