IN LIFE SHOWBIZZ FASHION & BEAUTY LIFESTYLE MOVIES/MUSIC IN LIFE VIDEOS
Ushqimet anti-plakje që nuk duhet të mungojnë në tryezën tuaj

Ushqimet anti-plakje që nuk duhet të mungojnë në tryezën tuaj

Publikuar më: 13:16 15-03-2017

 Nuk duhet tju mungojnë e që duhet t'i konsumoni sa më shumë pavarësisht se çfarë moshe keni...

1. Vitamina A
Vitamina A ndihmon në mirëfunksionimin e organeve dhe për një lëkurë sa më të mirë. Ndihmon në sistemin imunitar dhe ka një ndikim shumë të mirë anti-plakje. Vitamia A gjendet te mishi i viçit, vezët, pjeshka, portokallja, karrota, domatja etj.

2. Vitamina C
Vitamina C është e domosdoshme në zhvillimin e kolagjenit i cili i jep lëkurës një pamje të re. Gjithashtu vitamina C forcon sistemin imunitar dhe metabolizmin e organizmit. Produkte të pasura me vitaminë C janë agrumet, të tilla si limoni, portokallja, mandarina, kivi etj. Githashtu shumë vitamincë C përmbajnë specat, luleshtrydhja, boronicat etj..

3. Vitamina D
Vitamina D është e domosdoshme për lëkurën, kockat, flokët dhe thonjtë. Konsumimi i sa më shumë produkteve me vitaminë D ndikon në mirëfunksionimin e organizmit dhe rininë e tij. Produkte të pasura me vitaminë D janë bulmeti, vezët, peshku i yndyrshëm, djathi, kërpudhat, arrat, drithërat e forta etj.

4. Vitamina E
Vitamina E njihet për benefitet e shumta që ka për organizmin e sidomos për lëkurën, pasi i jep asaj butësinë dhe hidratimin e nevojshëm. Vitamina E është anti-oksidant i fuqijshëm dhe lufton kundër radikaleve të lira, prandaj konsiderohet i domosdoshëm për luftën kundër plakjes. Produkte të pasura me vitaminë E janë: bajamet, avokado, arra e kokosit, lajthitë, si dhe spinaqi, lakra Kale, koliandra dhe Brokoli.

5. Acidet yndyrore Omega-3
Acidet yndyrore Omega-3 kanë një ndikim shumë pozitiv në lëkurë dhe luftojnë shenjat e plakjes. Produkte të pasura me Acidet yndyrore Omega-3 janë farat e lirit, arrat, vajrat vegjetale, vezët si dhe peshku i yndyrshëm.

6. Polifenolet
Polifenolet janë antioksidantë shuëm të mirë njësoj si vitaminat A, C,dhe D dhe kanë ndikime shumë të mira për rininë e lëkurës dhe organizmit. Produkte shumë të pasura me polifenole janë: çaji i bardhë dhe çaji jeshil, rrushi, farat e rrushit si dhe kokrrat natyrale të kakaos.

7. Turmeriku ose kurkuma
Kurkuma ose siç quhet ndryshe në Shqipëri si Shafrani i Indisë është një produkt me veti të larta anti-kancerogjene. Gjithashtu kjo erëz ka veti anti-plakje dhe anti inflamatore dhe rekomandohet të konsumohet sa më shpesh dhe të jetë pjesë e dietës së përditshme.

8. Magnezium
Magneziumi nuk duhet të mungojë në dietën ushqimore pasi ka veti të larta për relaksimin e muskujve dhe qetësimin e sistemin nervor. Ai ndikon pozitivisht për kockat, për tensionin, për zemrën duke e mbajtur organizmin të ri dhe të shëndetshëm. Produkte të pasura me magnezium janë jeshillëqet, arrat, farat e ndryshme, bizelet, peshku dhe drithërat e plota integrale.

9. Resveratrol
Resveratroli është një anti-oksidant shumë i fuqijshëm, ai njihet për benefitet e tij për ripërtëritjen e qelizave në organizëm dhe lufton problemet e ndryshme të zemrës apo të gjakut. Produkte të pasura me resveratrol janë rrushi, vera e kuqe dhe vera e bardhë, boronica e zezë, boronica e kuqe, stikat, kakao dhe çokollata e zezë.

10. CoQ10
Enzima CoQ10 luan një rol shumë të rëndësishëm në gjenerimin e qelizave të organizmit dhe ka veti të larta anti-plakje. Produkte të pasura me këtë enzimë janë mishi, sardelet, mëlçia, peshku Skumbria, si dhe spinaqi, brokoli dhe lulelakra.

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0035219192504883