INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ushqimet e rrezikshme që shkaktojnë alergji

Ushqimet e rrezikshme që shkaktojnë alergji

Publikuar më: 17:15 01-01-2016

Reaksionet e alergjive mund të fillojnë me simptoma të lehta në pjesë të ndryshme të trupit tonë, por disa ushqime mund të jenë vërtet të rrezikshme për të rriturit dhe femijët. Në atmosferën e festave, kjo është lista e ushqimeve që duhet të mundoheni t’i shmangni , nëse nuk dëshironi të zini krevatin, ose në rastin më të keq të përfundoni në spital. Ja disa prej tyre:

1-Ushqimet e detit
Ato mund të shfaqen më shumë tek të rriturit. Doktorët dyshojnë se personat që vuajne nga to, rrezikojnë për të tjera alergji.

2-Qumështi
Qumështi i lopës,dhisë dhe deles në shumicën e rasteve krijon alergji sidomos te fëmijët. Disave i ndihmon të rriten shëndetshëm, të tjerët duhet t’i shmangen gjatë gjithë jetës së tyre. Për të kontrolluar statusin e fëmijës suaj, pediatri mund t'i japë një provë alergjie. Nëse alergjia është larguar, fëmija juaj mund të provojë sasi të vogla të qumështit nën mbikëqyrjen e një mjeku.

3-Vezët
Nëse ju keni alergji vezët, një proteinë e veçantë në të bardhën e saj vendoset jashtë sistemit tonë imunitar. Duhet parë edhe niveli i kolesterolit, nëse duhet të konsumojmë produkt veze.

4-Gruri
Për njerëzit me sëmundje Celiac, duke ngrënë ushqime që përmbajnë gluten, thekër dhe elb mund t’i shkaktohen dëme te zorrët. Për fat të mirë, alergjia që shkakton gruri është e rrallë.

5-Soji
Kjo lloj alergjie shfaqet që në foshnjëri, nëse ushqehen me proteina që përmbajnë sojin. Sipas mjekëve, duhet patur kujdes, edhe pse nuk është e rrezikshme si alergji.

Article Logic
Execution time: 0.0036561489105225