INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ushqimet e shpejta që rrisin rrezikun e sëmundjeve fatale

Ushqimet e shpejta që rrisin rrezikun e sëmundjeve fatale

Publikuar më: 17:25 22-02-2019

Nëse hani shumë hamburgerë, pica, biskota dhe ëmbëlsira mund të marrë disa vite nga jeta juaj, në këtë përfundim kanë arritur studimet më të fundit. Një anketim i pothuajse 45 mijë njerëzve të moshës së mesme tregoi se vdekjet nga sëmundjet e zemrës, kanceri dhe sëmundjet e tjera ishin të lidhura me konsumimin e ‘ushqimeve të shpejta’.

Këto përfshijnë: patate të skuqura, bukë të bardhë, ushqime të gatshme, salçiçe, drithëra me sheqer dhe pije me gaz, në thelb çdo produkt që përfshin një procedurë industriale.Këto ushqime përbëjnë gjysmën e dietës mesatare britanike, një përqindje më e lartë se çdo vend tjetër evropian.

Në studimim britanik thuhet se kushdo që ushqehet në këtë mënyrë është 14% më i rrezikuar të vuajë pasoja të rënda brenda tetë viteve.Por jo vetëm kaq, sepse ushqimet “fast food” ndalojnë zhvillimin e trurit të fëmijëve, duke rritur mundësitë e zhvillimit të sëmundjes mendore të Alzheimerit. Për më tepër sasia e tepërt e sheqerit dhe yndyrave ul nivelet e një proteine të rëndësishme, të quajtur “reelin”, e cila mban të lidhura neuronet.

Pa këtë proteinë, funksionet e trurit ngadalësohen, duke penguar fleksibilitetin e sjelljes dhe të kujtesës.

Studimi kishte në qendër adoleshentët, pasi ata janë edhe më të prirur për të ngrënë ushqime jo të shëndetshme, por edhe pasi truri i tyre është në një fazë zhvillimi.Megjithëse duhen kryer ende studime, ekspertët shprehen se proteina “reelin” është faktor kyç në rregullimin e funksioneve normale të trurit.Rezultatet e studimit mund të ndihmojnë për të shpjeguar se si ushqimet jo të shëndetshme, të njohura si ‘fast food’ dhe rrjedhimisht obeziteti janë të lidhura ngushtë me zhvillimin e kushteve neuropsikiatrike dhe neurologjike.

Article Logic
Execution time: 0.003662109375