INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ushqimet lejla që luftojnë kancerin dhe janë efektive në rënien e peshës; Ju njohim me to

Ushqimet lejla që luftojnë kancerin dhe janë efektive në rënien e peshës; Ju njohim me to

Publikuar më: 10:49 21-12-2016

Të mbash një dietë të shëndetshmë mund të duket si një punë me orë të plota.

Ha më shumë perime, mënjano ëmbëlsirat, konsumo bukën e zezë, bëj kujdes me kaloritë…dhe lista nuk përfundon asnjëherë! Megjithatë ka një zgjidhje dhe kjo është shumë herë më e thjeshtë: Ha çdo gjë lejla. Sipas këshilluesve dhe diteologëve të Whole Foods, konsumimi i ushqimeve lejla si panxhari, boronica, misri, patatet e ëmbla, lakra e kuqe, karrotat lejla, rrepa, lulelakra etj, janë shumë të mira për këto arsye:

 

Luftojnë Kancerin
Sipas një studimi të bërë në universitetin e Porto-s, antracianozidet që gjenden tek boronica parandalojnë zhvillimin e qelizave kanceroze. Të njëjtin efekt ka edhe orizi i zi si dhe misri lejla.

Janë anti-plakje
Antioksidantët që gjenden në këto ushqime mendohet se kanë efekte anti-plakjeje. Me kalimin e kohës, ekspozimi tek rrezet UVA dhe UVB dëmton lëkurën tonë, nivelet e kolagjenit ulen dhe lëkura fillon të rrudhoset. Një studim i kryer në 2009-ën zbuloi se antracianozidet që gjenden në boronica ndihmuan në rregullimin e dëmtimeve të bëra nga rrezet UV në lëkurë.

Parandalojnë obezitetin
Një studim japonez i publikuar në 2008-ën, arriti në rezultanin se minjtë që merrnin më pak antracianozide, shtonin më shumë në peshë. Vitin e fundit, një tjetër studim i bërë tek minjtë të ushqyer me patate të ëmbla, zbuloi se ata humbnin më shumë në peshë sesa shtonin.

Forcojnë trurin
Një sdutim 16-vjeçar zbuloi se antracianozidet mund të shtyjnë plakjen e trurit deri në 2 vjet e gjysëm.

Mbrojnë zemrën
Antracianozidet mbrojnë muskulin e zemrës dhe enët e gjakut nga dëmtimet oksidative.

Article Logic
Execution time: 0.0041100978851318