Ushqimet që kanë shumë pak kalori ose nuk kanë fare janë aleatët më të mirë për dietën.
Konsumimi i këtyre ushqimeve të përzgjedhura bëhet I rëndësishëm sidomos gjatë verës kur shtohet oreksi për të ngrënë dhe kontolli i peshës bëhet më i vështirë.
Molla– 47 kalori për 100 gramë- “Një mollë në ditë mban larg mjekun”. Kjo thënie është mëse e vërtetë. Ky frut, është shumë i pasur me vitamina C dhe A, po kështu ndihmon më shumë për të mbrojtur shëndetin e zemrës.
Kungulli-Kungulli është një nga perimet e verës më të shëndetshëm dhe më me pak kalori që mund të gjeni.
Luleshtrydhe– Luleshtrydhet shërbejnë për disa përfitime shëndetësore, ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve të zemrës dhe diabetit. Ato kanë shumë pak kalori dhe janë një nga ushqimet më të mira për humbje peshe.
Kajsi– Të ëmbla, të lëngshme dhe perfektë për të gjithë ata që duhet të kujdesen për kaloritë e tepërta.
Boronicë, 15 kalori për 100 gramë-Ky frut është një burim i fuqishëm i vitaminës C, fibrave, magnezit po kështu shumë të pasur me antioksidantë. Mbrojnë dhe forcojnë muret e enëve të gjakut, si dhe kanë veti antiseptike dhe anti-inflamatore.
Domatja– Domatet mund të zvogëlojnë rrezikun e kancerit dhe sëmundjeve të zemrës, sipas një studimi të publikuar në “Journal of Lifestyle of America”. Gjithashtu janë një nga perimet më të njohura të cilat ndihmojnë në humbjen e peshës.
Rrushi- 67 kalori për 100 gramë-Rrushi i freskët është një burim i mirë i kalciumit dhe acideve organike. Tretet shumë lehtë, gjithashtu kryen edhe funksionin si laksativ dhe diuretik (veçanërisht ai i bardhë) dhe për këtë arsye është shumë i dobishëm në luftën kundër kapsllëkut, hemorroideve, gurëve në fshikëzën e urinës dhe kanaleve biliare.
Koperi-12 kalori për 100 gramë-I mbushur me fibra, mendohet të jetë shumë i dobishme në ribalancimin e çdo çekuilibri hormonal të femrave. I pasur me ujë është hidratues dhe në saje të pranisë së acidit folik, kalciumit dhe vitaminës C, favorizon mirëqenien e zemrës dhe arterieve.