INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ushqimet që dietologët nuk i konsumojnë kurrë

Ushqimet që dietologët nuk i konsumojnë kurrë

Publikuar më: 14:37 25-06-2017
Kur vjen puna te modelet e të ngrënit shëndetshëm, shembujt janë të paktë dhe shumë larg asaj që prisni.
Sigurisht që ju mund të keni një mik të fiksuar pas palestrës i cili mban dietë strikte, apo mund të njihni një atlet maratonash që ha rregullisht makarona dhe ëmbëlsira në darkë.
 
Në këtë pikë, shtrohet pyetja se cili mund të quhet realisht model i shëndetshëm ushqyerjeje? Sigurisht zgjidhja nuk është që të eliminohet përfundimisht një grup i caktuar ushqimesh, por ekspertët e ushqyerjes kanë disa ushqime të cilat nuk i konsumojnë kurrë.
 
Drithërat në kuti
 “Si një eksperte ushqimi unë nuk i them kurrë klientëve të mi se ata nuk duhet të konsumojnë kurrë një ushqim të caktuar. Gjithsesi, i inkurajoj duke i treguar ushqimet që unë nuk i ha kurrë, me qëllim që ata t’i shmangin apo ta limitojnë sasinë”, thotë Gisela Bouvier.
 
Ajo i referohet në mënyrë të veçantë drithërave në kuti, për të cilat mendon se ofrojnë shumë karbohidrate, por pak ose aspak proteina dhe yndyrna të mira për zemrën. Shumë nga këto drithëra, kryesisht ato të bëra për fëmijët, përmbajnë sheqerna shtesë.
 
“Drithërat në kuti përbëhen nga gruri i përpunuar, shtojnë shumë përbërës të tjerë dhe shpesh herë ndikojnë keq në shëndet. Si dietologe nuk ua rekomandoj kurrë këto drithëra klientëve. Në vend të tyre i rekomandoj bollgurin apo bukën me drithëra”, thotë Bouvier.
 
Vaktet e ngrira
 Shumë prej ushqimve të ngrira reklamojnë se janë të shëndetshme, por ato janë artificialisht të mbushura me sodium dhe ingredientë të tjerë. “Shumë prej këtyre racioneve janë të vogla dhe nuk sigurojnë kaloritë cilësore që i nevojiten trupit. Fokusi nuk duhet të jetë te sasia, por te cilësia e kalorive”, shpjegon dietologia.
 
Ushqimet me pak yndyrna
 “Unë përpiqem të shmang çdo ushqim që nuk është i shëndetshëm. Kur yndyrnat pakësohen apo hiqen nga ushqimi, shtohet sheqer dhe sodium për t’i dhënë shije. Kini kujdes nga këto ushqime, veçanërisht kur një prej tre ingredientëve është sheqeri. Ngrënia e një sasie të madhe sheqeri, mund të çojë në rritjen e insulinës në gjak”, shpjegon dietologia tjetër Rebecca Lewis.
 
Lëngjet e frutave
 “Sigurisht që na duhet të hamë më shumë fruta dhe perime. Lëngjet e frutave e kanë frutin brenda, por ajo ç’ka është më e rëndësishmja, nuk kanë fibra për të cilat trupi ynë ka aq shumë nevojë”, thotë Lewis.
 
Kos i aromatizuar
 
“Kosi natyral mund të jetë një burim i mirë proteinash, kalciumi dhe probiotikësh. Por gjithë këto elementë të shëndetshëm zhduken në momentin kur kosi përpunohet duke i shtuar më shumë sheqer”, shpjegon Lewis.
 
Pijet e gazuara
 “Pijet e gazuara janë në krye të listës sime pasi nuk sigurojnë asgjë në aspektin e ushqyerjes dhe janë shumë të thjeshta për t’u shmangur”, thotë psikologia dhe dietologia Candice Seti. Ajo këshillon që t’i zëvendësojmë pijet e gazuara me kafe apo çaj kur kërkojmë kafeinë. “Të konsumosh pije të gazuara është njësoj si të pish sheqer me kimikate”, thotë Seti.
 
Mishi i përpunuar
 Sido që të jenë, të tymosur apo të kriposur, të gjitha llojet e mishit të përpunuar janë në “listën e zezë” të Setit. “Prototipet më të zakonshme janë pançeta, salçiçet dhe sallamërat”, shpjegon ajo duke iu referuar studimit të vitit 2015 nga Organizata Botërore e Shëndetësisë sipas së cilit mishi i përnunuar shkakton kancer. “Bëjini vetes një nder dhe limitoni përdorimet e tyre, duke e ruajtur pançetën vetëm për raste të veçanta”, thotë Seti.
 
Vaji i misrit me fruktozë
 
Ashtu si edhe shumë dietologë të tjerë, Seti e shmang këtë ushqim. “Këto produkte janë të ëmbëlsuara artificialisht me kimikate që gjenden në ushqimet e përpunuara dhe te pijet e gazuara. Janë të lira dhe të lehta pr t’u përdorur, por simbolizojnë ushqimin e lirë me cilësi të ulët.”
 
Ëmbëlsirat
 Dietologia Jamie Logie shmang ëmbëlsirat, veçanërisht petullat. “Petulla është kombinimi i gjërave më të këqija që mund të hani. Është miell i përpunuar, i skuqur, me yndyrna të dëmshme dhe sheqer. Janë të lehta për t’u ngrënë, nuk kanë asnjë vlerë ushqyese dhe ju bëjnë që të hani akoma më shumë nga ato.”
 
Patatinat
 Një patatinë e skuqur mbetet një patatinë e skuqur. Nuk ka fare rëndësi nëse është patate apo ndonjë lloj tjetër që ju bën të besoni se mund të jetë patatinë e shëndetshme.

 

Article Logic
Execution time: 0.0046591758728027