INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ushqimet që do ju mbajnë larg ftohjeve dhe do ju forcojnë imunitetin gjatë kësaj stine

Ushqimet që do ju mbajnë larg ftohjeve dhe do ju forcojnë imunitetin gjatë kësaj stine

Publikuar më: 14:39 11-10-2017

Rënia e temperaturave në stinet e vjeshtës dhe dimrit bëhet shpesh burim i ftohjeve dhe rrufave te shumë njerëz. Në këtë artikull po ju sjellim disa këshilla se çfarë ushqimesh duhet të konsumoni për të parandaluar ftohjen si dhe për të forcuar imunitetin në këto ditë të ftohta.

1. Spec i kuq Paprika
​Speci i kuq Paprika është shumë i pasur me vitaminë C, ai përmban dyfishin e vitaminës C krahasuar me agrumet (si limonat, portokallet etj), prandaj përforcon sistemin tuaj imunitar dhe parandalon ftohjen.

2. Finoku
Finoku është gjithashtu shumë i pasur me vitaminë C dhe ndikon në përforcimin e rezistencës trupore. Gjithashtu ai vret bakteret dhe viruset duke parandaluar ftohjen.

3. Kosi
Kosi përmban probiotikë duke ndihmuar organizmin të luftojë infeksionet e ndryshme. Gjithashtu përmirëson tretjen dhe mbron trupin në tërësi.

4. Çaji jeshil
Çaji jeshil është shumë i pasur me antioksidantë dhe lufton radikalet e lira, duke përforcuar kështu imunitetin e organizmit.

5. Patatet e ëmbla
Patatet e ëmbla janë shumë të pasura me antioksidantë dhe përmirësojnë mirëfunksionimin e qelizave, duke përforcuar kështu imunitetin e trupit.

6. Hudhra
Hudhra është një super produkt për parandalimin e ftohjes pasi përmban shumë kalcium , potasium dhe lufton bakteret e këqija.

7. Kurkuma ose Turmeriku
Kurkuma ose siç njihet ndryshe edhe rrënja e turmerikut, përveç shijes fantastike që ka në gatime, është një bimë me efekte shumë pozitive për shëndetin, pasi është anti inflamatore dhe lufton radikalet e lira, duke e bërë organizmin më të fortë.

8. Peshku Salmon
Salmoni është shumë i pasur me proteina dhe me acide yndyrore Omega 3 duke ndikuar kështu në aktivizimin e qelizave T, të cilat mbrojnë organizmin nga sëmundjet.

9. Guacka deti
Guackat e detit janë një tip i ngjashëm me midhjet . Ato janë të pasura me vitaminë C dhe E , si dhe shumë antioksidantë duke ndihmuar në mirëqënien e përgjithshme të organizmit.

10. Lakra e Brukselit
Lakra e Brukselit ka shumë vlera ushqyese dhe është e pasur me vitaminë C. Ajo parandalon dëmtimin e qelizave dhe përforcon imunitetin.

Article Logic
Execution time: 0.0034420490264893