Kanceri është një sëmundje e frikshme. Në thelb është diçka që shkakton që qelizat brenda trupit tuaj të rriten jo normalisht. Ka shkaqe të njohura për kancerin, si viruset, pirja e duhanit, kimikatet dhe pirja e alkoolit. Për të parandaluar t’ju prek kjo sëmundje vdekjeprurëse duhet që në vaktet tuaja të jenë disa ushqime. Këto ushqime përmbajnë antioksidantë, minerale dhe vitamina.
-Hudhra është një nga burimet më të mira të aliumit. Aliumi ka efekte anti-tumore dhe anti-mikrobe dhe ndihmon në parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare. Hudhra gjithashtu përmbanë elementë që vret bakteriet e lidhura me kancerin e stomakut. Hudhra mund të zvogëlojë rrezikun e kancerit të zorrës së trashë dhe kancerit të gjirit. Efekte të ngjashme ka edhe qepa dhe preshi.
-Lakra, lulelakra dhe brokoli. Këto produkte aktivizojnë enzima, si sulforafani ndërsa kalojnë përmes zorrëve. Sulfurofni detoksifikon ndotësit e mjedisit. Kjo kategori ushqimesh, veçanarisht brokoli, zvogëlojën rrezikun e prostatës, mushkërive, zorrës së trashë, gjirit, fshikëzës, mëlçisë, qafës, kokës, gojës, esofagut dhe kancerit të stomakut. Për rezultate më të mira brokolin e gatuani në avull. Konsumojeni duke i shtuar udhra dhe vaj ulliri.
-Domatet janë një burim fantastik i likopenit, që redukton rrezikun e kancerit të prostatës. Gjithashtu ndalon rritjen e qelizave të kancerit në gji dhe në mushkëri. Efekte të ngjashme japin edhe shalqini, specat, mango dhe karrota.
-Karrota. Kjo perime është një anti-oksidenat që mbron membranat qelizore dhe ngadalëson rritjen e qelizave të kancerit. Ajo përman atë që quhet beta-karoten dhe ju mbron nga bakteriet kanceroze në qafën e mitrës, gjirit, faringut dhe laringut, ezofagut dhe kancerit të stomakut.
Ushqime të tjera që kanë efekte të ngajshme janë dhe kajsitë, karrotat, asparagu, qepët dhe patatet e ëmbla.
-Perimet me ngjyrë jeshile të errët. Spinaqi dhe perimet e tjera të ngjashme përmbajnë shumë lutein që ju mbron nga kanceri i mushkërive. Konsumoni spinaqin si salltë ose të gatuar. Ushqime të tjera të pasura me lutein janë kungulli, bizele dhe karrota.