INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ushqimet që duhet të konsumoni në darkë për një bark të sheshtë

Ushqimet që duhet të konsumoni në darkë për një bark të sheshtë

Publikuar më: 13:22 06-08-2017

Ëndrra juaj është që të keni një bark të sheshtë? Një dëshirë që kërkon vetëm tri fjalë kyçe: këmbëngulje, aktivitet fizik dhe ushqim të shëndetshëm. Nuk mjaftojnë disa ditë apo një muaj. Do të duheshin javë të tëra për t’ia dalë të ulni peshën për të arritur në masën më të vogël.

Pesha është para së gjithash një faktor kyç për shëndetin. Nuk duhet të harrojmë se të pasurit “bark” përbën një rrezik të madh për sëmundjet kardiovaskulare. Dhe, për ta arritur këtë, duhet të përmirësojmë dietën tonë.

SOT E DIMË FARE MIRË SE CILËT JANË USHQYESIT IDEALË PËR TRYEZËN E MBRËMJES, KUSH DO TË KETË BARK TË SHESHTË.

1.Thuajini PO perimeve me gjethe të gjelbër. Më të mirat janë: lakra, spinaqi dhe marule. Nëse ndjeni se keni shqetësime në tretje, provoni t’i gatuani në avull.

2.Mos hiqni kurrë dorë nga vaji i ullirit. Acidet yndyrore, mes të cilave acidi oleik, favorizon në djegien e yndyrnave në pikat më rezistente të dietës.

3.Përpara se të shkoni në shtrat, përgatitni një çaj të mirë me ekstrakt menteje. Ajo ndihmon në pastrimin e organizimit, një antiinflamatore e fuqishme.

4.Nëse nuk keni dëgjuar ende për algat kelp, është momenti i duhur. Vlerësohen për përmbajtjen e jodit dhe aftësinë për të rregulluar shkallën metabolike, djeg shpejt yndyrnat trupore. Gjithaq janë të pasura me vitamina, ideali për djegien e dhjamit të barkut dhe ruajtjen e nivelit të ujit në trup.

5.Asparagët e egër apo ata klasikë janë të pasur me vitamina A, B, C dhe E, dhe me minerale si zinku dhe kalium, të gjitha substanca të domosdoshme për eliminimin e lëngjeve të tepërta nga trupi.

domate6.Domatet nuk janë vetëm të shijshme, por edhe përbërësi kryesor për një darkë të shëndetshme, kur kombinohen me pak proteina. Ato janë plot me antioksidantë dhe e bëjnë më të lehtë humbjen në peshë për shumë arsye: luftojnë ënjtjen dhe ruajnë nivelet e ujit. Ndërveprojnë me leptinën, një hormon i lidhur me stimulimin e oreksit, balancon metabolizmin dhe jep ndjesinë e ngopjes.

7.Shalqiri përveçse përmban ujë dhe është i pasur me kalium, një kripë minerale, esenciale në funksionin e eliminimit të lëngjeve të tepërta nga indet. Gjithaq është i pasur me Vitaminë C, e cila ndihmon sistemin imunitar të luftojë inflamacionit.

8.Kastravecët i përkasin të njëjtës familjeje si shalqiri, prandaj kanë të njëjtat veti dobësimi. Kanë veti ngopjeje, diuretike dhe vitaminike. I prerë në feta të holla dhe i shoqëruar me pak uthull molle është një meze e shkëlqyer për darkë.

carciofi9.Karçofët janë një ushqyes i mrekullueshëm, perfekt për t’u konsumuar në darkë. Janë të pasur me fibra, luftojnë ënjtjen e barkut, kanë pak kalori, janë ushqyes, të tretshëm dhe mbi të gjitha tejet të shijshëm./psikologji/

Article Logic
Execution time: 0.0036840438842773