INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ushqimet që u bëjnë mirë arterieve të zemrës

Ushqimet që u bëjnë mirë arterieve të zemrës

Publikuar më: 10:23 20-04-2016

Mbrojtja më e mirë për arteriet e zemrës janë ushqimet që i japin trupit antioksidentë, vitamina e minerale. 

Këto janë 5 nga ushqimet, të cilat përmirësojnë shëndetin e zemrës suaj:

Boronica e kuqe

Boronica është e pasur me kalium, i cili ndihmon në uljen e nivelit të kolesterolit në gjak dhe ndihmon rritjen e HDL. Studimet kanë gjetur se nëse konsumoni rregullisht boronicën e kuqe, atëherë për 40 për qind ulni rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

Hudhra

Edhe pse hudhra mban erë të keqe, ajo ofron përmirësimin e shëndetit tuaj, sidomos të arterieve, e cila gjithashtu ul nivelin e kolesterolit në gjak.

Avokado

Dita e ditës avokado po shërbehet edhe në restauronte, por edhe përdorimi i tij ka filluar të shpeshtohet nga të gjithë. Avokado është e pasur me vitaminë E, e cila ndihmon për të shmangur oksidimin e kolesterolit. Kaliumi që gjendet në avokado ndihmon për të ulur presionin e gjakut. Për më tepër, një studim i vitit 1996 i kryer në Meksikë ka gjetur se kur njerëzit konsumojnë vetëm një avokado në ditë për një javë, kolesteroli i tyre në gjak bie në një mesatare prej 17 për qind.

Shafrani i Indisë

Shafrani ndihmon për të mbajtur arteriet e liruara nga forcimi i tyre, i cili mund të shkaktojë bllokime të dëmshme. Gjithashtu, ai është i pasur me vitaminën B6, e cila pengon dëmtimin e enëve të gjakut.

Spinaqi

Spinaqi ndihmon në shëndetin e arterieve. Ai gjithashtu është i mbushur me kalium, i cili redukton presionin e gjakut. Studimet thonë se edhe spinaqi mund të ruajë shëndetin e zemrës, duke rritur funksionin e acidit nitrik, i cili ndihmon qarkullimin e gjakut, presionin dhe shëndetin e enëve të gjakut.

Article Logic
Execution time: 0.004133939743042